Tabaku tregon pse nuk merr pjesë në mbledhjet e Bardhit dhe Berishës: Duhet patjetër të…

tabaku tregon pse nuk merr pjese ne mbledhjet e bardhit dhe berishes duhet patjeter te
tabaku tregon pse nuk merr pjese ne mbledhjet e bardhit dhe berishes duhet patjeter te

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, po mban një pozicion të baraslarguar nga të gjitha palët në PD.

Ajo u shpreh se njeh Gazment Bardhin dhe jo Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar, por në një intervistë pranoi se ka zgjedhur të mos marrë pjesë në mbledhjet e përbashkëta të grupit Bardhi me grupin Berisha.

“Po, është e vërtetë, nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e grupit. Nëse ne nuk e kuptojmë që të ndarë në pjesë, i bëjmë shërbim vetëm qeverisë, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë. Ne, megjithëse mendojmë ndryshe, duhet patjetër të mobilizojmë këdo në opozitë dhe të veprojmë si një grup edhe në parlament, edhe në terren, pasi 14 maji tregoi që copëzat e ndryshme të opozitës, edhe të gjitha bashkë, nuk morën dot sa qeveria.”, u shpreh Tabaku.

Në lidhje me bashkimin e plotë të Partisë Demokratike, deputetja u shpreh se “Gjithçka ndodh, kur ka vullnet. Por me teorinë e ndasive, e sulmeve, e përjashtimeve, do të përsërisim veten deri në pafundësi. Mendoj që të gjithë në opozitë duhet të bashkohemi. I heqim emrat, i heqim emërtesat. Janë deputetë të opozitës dhe duhet të jenë bashkë një grup i vetëm në parlament. Nuk kanë rëndësi egot personale, por interesi i demokratëve. Është e vështirë në këtë moment, por duke parë gabimet e së shkuarës, duke parë se ku ndodhet PD, kjo është rruga përpara.”, shtoi më tej Tabaku.

Po ashtu demokratja Tabaku zbuloi raportin europian, ku ndër të tjera tha se  Shqipëria ka qeverinë më të paaftë për integrimin.

“Mesazhet ishin mbështetëse, inkurajuese, por problemi mbetet tek vendet e Ballkanit Perëndimor për të realizuar reformat. Si Shqipëri, ne jemi treguar të paaftë për të përthithur fonde, duke marrë vetëm 21% të tyre dhe nuk kemi shkuar dot në një fazë tjetër të procesit. Shqipëria nuk ka përfituar nga Procesi i Berlinit. Ne jemi të katërt për sa i përket përfitimit të fondeve. Prandaj, kjo nuk është çështje datash, por standardesh”, u shpreh Jorida Tabaku, e cila ngre shqetësimin se Shqipëria nuk ka miratuar asnjë reformë domethënëse në 10 vjet, përveç asaj të drejtësisë.

Po të lexosh raportin pas screening për grupin e parë të kapitujve, kupton sa pas jemi në bërjen e reformave dhe standardeve. Ky është një raport që tregon ku është legjislacioni shqiptar dhe ai i BE-së në grupin për të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, sistemi i drejtësisë, gjyqësori, zgjedhjet, prokurorimet publike. Ne jemi 130 faqe reforma për t’u plotësuar. Megjithëse kemi miratuar reformën në drejtësi, që valëvitet si flamur sa herë u duhet, jemi pas në pjesën më të madhe të kapitujve.

Në disa fusha është rreth 70% e përafruar me BE. Në disa fusha si ekonomia, bujqësia, tregtia, cilësia e standardeve të produkteve, që ndikojnë në jetën e qytetarëve, lëviz në 30-50%. Ajo do të jetë më e vështirë. Do të ketë rezistencën më të madhe dhe kanë reofrmat më të dhimbshme për t’u zbatuar, pasi biznesi do të ketë kosto, qytetarët kosto, fërmerët kosto. Ky është një proces ku të dy palët do të heqin dorë nga diçka. Të gjitha këto kërkojnë reformë të forta. Nuk bëhet me një shoë të një procesi të Berlinit sado filma të bukur e valle të bukura të hedhin shqiptarët.”- tha kryetarja e Komisionit të Integrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts