Hamasi liron dy pengje amerikane

hamasi liron dy pengje amerikane
hamasi liron dy pengje amerikane

21:30 20/10/2023

Thellohet kriza humanitare në Gaza ndërsa Izraeli shton sulmet ajrore ndaj objektivave civile

Me ndërmjetësimin e Katarit, grupi islamik Hamas liroi të premten pasdite dy pengje amerikane, një nënë dhe një vajzë, për “arsye humanitare”. Zëdhënësi i brigadave Al Qasam, krahut të armatosur të Hamasit, Abu Ubaida lëshoi një deklaratë duke njoftuar lirimin, i pari që nga sulmi i 7 tetorit. Një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se dy pengjet amerikane, nëna Judith Ranaan dhe vajza Natalie, “u liruan nga duart e organizatës terroriste Hamas” dhe u dërguan fillimisht në një bazë ushtarake.

Gjendje humanitare në Gazan e rrethuar përkeqësohet ndërsa Izraeli vijon të ndalojë hyrjen e kamionëve me ndihma duke mos respektuar fjalën e dhënë presidentit amerikan Biden.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thellësisht i frustuar teksa vizitoi pikën e kaliumit kufitar Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës dhe bëri thirrje për kalimin e shpejtë të qindra kamionëve që presin.

“Ne jemi duke u angazhuar në mënyrë aktive me të gjitha palët për t’u siguruar që kushtet për kalimin e ndihmës janë hequr.”

Ndërsa takoi udhëheqësit e Bashkimit Europian në Uashington, presidenti Joe Biden tha se kamionët e parë me ndihmë humanitare do të kalojnë brenda 48 orësh.

Më herët Biden i kërkoi zyrtarisht Kongresit të premten 105 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane për Izraelin dhe Ukrainën.

Presidenti turk Tajip Erdogan i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund “operacioneve të tij që përbëjnë gjenocid”.

Sulmet ajrore ndaj objektivave civile vazhdojnë dhe aviacioni izraelit rrafshoi një zonë veriore të Gazës pasi u dha familjeve një paralajmërim gjysmë ore para sulmit. Më herët goditi aviacioni bombardoi një kishë ortodokse ku kishte qindra të strehuar.

Patriarkana Ortodokse e Jerusalemit, tha se forcat izraelite goditën Kishën e Shën Porfirit në qytetin e Gazës, ku qindra të krishterë dhe myslimanë kishin kërkuar strehim. Sulmi i kishave që përdoren si vend strehime për njerëzit që i ikin luftës, është “një krim lufte që nuk mund të injorohet”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një djalë të plagosur duke u nxjerrë nga rrënojat gjatë natës. Një punonjës i mbrojtjes civile tha se dy persona në katet e sipërme kishin mbijetuar; ata në katet e poshtme ishin vrarë dhe trupat e tyre ishin ende në rrënoja.

“Ata mendonin se do të ishin të sigurt këtu. U ikën bombardimeve dhe shkatërrimit të luftës dhe thanë se do të ishin të sigurt këtu, por shkatërrimi i ndoqi,” bërtiti një burrë.

Bilanci i viktimave pas sulmit në kishë, u rrit në 16. Ushtria izraelite u justifikua dhe tha se në kishë kishte një qendër komanduese.

Në Zahra, një qytet verior i Gazës, banorët thanë se i gjithë distrikti me rreth 25 ndërtesa apartamentesh është rrafshuar. Ata morën mesazhe paralajmëruese izraelite në celularët e tyre në mëngjes, 10 minuta më vonë filloi sulmi.

Edhe jugu i enklavës është goditur rregullisht. Punonjësit e shpëtimit duke kërkuar nëpër rrënojat e një shtëpie në qytetin Khan Younis, për të mbijetuar. Njëri mbante trupin e vrarë të një fëmije.

Konflikti po shtrihet në dy fronte të tjera.

Përleshjet në kufirin midis Izraelit dhe lëvizjes Hezbollah të Libanit kanë qenë më vdekjeprurësit që nga lufta e plotë e vitit 2006. Ndërkohë Izraeli urdhëroi të premten evakuimin e mbi 20,000 banorëve nga qyteti kufitar Kiryat Shmona.

Gjithashtu Bregu Perëndimor, ku palestinezët vetëqeverisen të kufizuar nën pushtimin ushtarak izraelit, ka përjetuar përleshjet më vdekjeprurëse që nga përfundimi i kryengritjes së dytë të intifadës në 2005. Këtu palestinezët në një funeral për 10 vetë të vrarë kur forcat izraelite sulmuan dhe kryen një sulm ajror në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Klan News




hamasi liron dy pengje amerikane

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts