Teknologjia që gllabëron njerëzit! Roboti shtyp për vdekje një njeri në Korenë e Jugut

teknologjia qe gllaberon njerezit roboti shtyp per vdekje nje njeri ne korene e jugut

Në një aksident të dëgjuar rrallë, një robot shtypi për vdekje një njeri në Korenë e Jugut pasi nuk ishte në gjendje ta dallonte atë nga kutitë e ushqimit, raportojnë mediat.

Ngjarja ndodhi kur burri, punonjës në një kompani robotike, rreth të 40-tave, po kryente inspektimin e robotit.

Roboti e ngatërroi burrin me një kuti perimesh dhe e kapi gabimisht. Më pas e shtyu atë mbi rripin transportues, gjë që bëri që fytyra dhe gjoksi i tij të shtypeshin nga makina, tha agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Burri u dërgua me urgjencë në spital, por më pas u nënshtrua plagëve të marra.

Siç raportohet nga Yonhap, robotit iu dha përgjegjësia për të mbledhur kuti me speca dhe për t’i zhvendosur ato në paleta.

Burri po kontrollonte operacionet e sensorit të robotit përpara testimit të tij në fabrikën e klasifikimit të specave të vendosur në provincën Gyeongsang Jugor, tha agjencia duke cituar policinë.

Fillimisht, testi duhej të kryhej më 6 nëntor, por u shty për për shkak të problemeve me sensorin e robotit.

Burri, i cili punonte në një kompani që prodhonte krahun robotik, po kryente kontrolle në makineri të ndryshme deri në orët e vona të natës kur roboti nuk funksionoi.

Pas incidentit, një zyrtar nga Kompleksi Bujqësor i Eksportit Donggoseong, në një deklaratë, tha se ekziston nevoja për të krijuar një sistem “të saktë dhe të sigurt”.

Në mars, një burrë nga Koreja e Jugut, i cili ishte rreth të 50-tave, u plagos rëndë pasi një robot e bllokoi kur ai po punonte në një fabrikë të prodhimit të pjesëve të automobilave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts