Temperaturat e larta, qeveria spanjolle merr masat

temperaturat e larta qeveria spanjolle merr masat

21:00 11/05/2023

Fermerët dhe punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve nuk do të punojnë

Thatësira dhe temperaturat e larta që kanë përshirë Spanjën kanë detyruar qeverinë që të ndalojë zhvillimin e disa profesioneve.

Bujqit si dhe ata që merren me mirëmbajtjen e rrugëve nuk do të punojnë në ditët kur agjencia kombëtare e motit AEMET të lëshojë alarmin për një rrezik të lartë nga temperaturat e larta.

“Punëtorë kanë vdekur nga goditjet e të nxehtit. Ndryshimet klimatike tashmë po prekin njerëzit kështu që qeveria duhet të veprojë”,u shpreh ministrja e Punës Yolanda Diaz.

Për të shmangur të nxehtin disa rajone si, Andaluzia jugore ose Madridi, shkollat po funksionojnë me orare të reduktuara ose mësim online.

Rezervuarët e ujit të Spanjës janë mesatarisht nën 50% të kapacitetit të tyre, ndërsa nivelet kanë rënë në afërsisht 25% në Andaluzi dhe rajonin verilindor të Katalonjës, dy nga zonat më të goditura.

Spanja ka regjistruar këtë vit temperatura të larta ku vetëm në prill vlerat termike arritën në 39.5 gradë Celsius, rekord historik për muajin. Deri më tani këtë vit, Spanja ka regjistruar 11 ditë më të nxehta se normalja. Vitin e kaluar në Spanjë dhe Portugali kanë humbur jetën rreth 2 mijë njerëz për shkak të të nxehtit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts