Tronditëse në SHBA, i theu kafkën djalit të porsalindur dhe e mbyti me pambuk, burg për nënën adoleshente

tronditese ne shba i theu kafken djalit te porsalindur dhe e mbyti me pambuk burg per nenen adoleshente

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, pasi një vazjë adoleshente vrau djalin e saj të porsalindur, duke i thyer kafkën dhe mbytur me pambuk, kur ishte 15 vjeçe.

Javën e kaluar, Paris Mayo, tani 19 vjeç, u dënua për vrasjen e foshnjës së saj. Ajo lindi vetëm në dhomën e shtëpisë së prindërve në Ross-on-Wye, Herefordshire, në mars të vitit 2019. Pas thyerjes së kockës, që besohet të jetë shkaktuar nga këmba e saj, ajo më pas i futi copa pambuku në gojën e tij. Më pas Mayo e vendosi trupin e pajetë të foshnjës në një qese dhe e la jashtë derës së shtëpisë.

Eshtrat e foshnjës u zbuluan ditën tjetër nga nëna e Mayo-s, e cila thirri policinë dhe më pas u vijoi me arrestimin dhe hetimin ndaj 19-vjeçares.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts