Ukraina pranë marrjes së Khersonit

ukraina prane marrjes se khersonit
ukraina prane marrjes se khersonit

23:49 03/11/2022

Qarkullojnë pamje të ndërtesës kryesore administrative te Kherson-it pa flamurin e Rusisë

Vijnë sinjalet e para se Rusia mund të tërheqë trupat e saj nga bregu perëndimor i lumit Dnipro, që nëse realizohet do të shënojë tërheqjenmë madhe dhe një pikë kthese të luftës. Ky sinjal vjen nga zyrtarët e instaluar nga Rusia në rajoni Kherson e megjithatë, zyrtarët ukrainas dhe analistët perëndimorë po tregohen të kujdesshëm.

Kievi tha se është ende duke luftuar në zonë.

“Me shumë gjasë njësitë tona, ushtarët tanë, do të nisen për në bregun e majtë (lindor)”, tha zëvendës administratori i rajonit Kherson, Kirill Stremousov

Zona përfshin qytetin Kherson, kryeqytetin e rajonit me të njëjtin emër, dhe i vetmi qytet i madh që Rusia ka kapur të paprekur që nga pushtimi i saj në shkurt. Ai përfshin gjithashtu njërën anë të një dige të madhe përtej lumit Dnipro, e cila kontrollon furnizimin me ujë të pijshëm dhe për vaditje të Krimesë.

Më parë, Rusia ka mohuar me forcë se forcat e saj planifikojnë të tërhiqeshin nga zona.

Spekulimet u përhapën të enjten, pasi në internet qarkulluan fotot të ndërtesës kryesore administrative të Kherson-itpa flamurin e Rusisë. Ukraina tha se këto imazhe mund të jenë dezinformata ruse.

NataliaHumeniuk, zëdhënëse e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, tha se mund të jetë një kurth rus.

“Ky mund të jetë manifestim i një provokimi të veçantë, për të krijuar përshtypjen se vendbanimet janë të braktisura, se është e sigurt të hysh në to, ndërkohë që rusët po përgatiten për beteja në rrugë”, tha zëdhënësja.

Në Uashington, sekretari i Mbrojtjes, LloydAustin tha se ai beson se forcat ukrainase mund të rimarrin kontrollin e plotë të rajonit Kherson, komentet e tij ndoshta më optimiste deri më sot për frontin kryesor të luftës.

Rusia ka urdhëruar largimin e civilëve nga zonat e pushtuara dhe këtë javë gjithashtu urdhëroi largimin e banorëve nga zonat rurale. Kievi thotë se këto urdhra evakuimi përbëjnë deportim të detyruar, një krim lufte.

Kryediplomati i Bashkimit Europian tha se partnerët ndërkombëtarë kanë një detyrë morale që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit gjatë muajve të dimrit.JosepBorrell, paralajmëroi para një takimi të ministrave të jashtëm të G7-s se Putini po përdorte sulmet ndaj infrastrukturës civile për shkak të humbjeve në fushën e betejës.

107 ushtarë ukrainas të plagosur u liruan në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë. Mes të liruarve janë edhe 74 mbrojtës të Mariupolit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts