Ukraina ve në punë sistemin raketor amerikan

ukraina ve ne pune sistemin raketor amerikan

ukraina ve ne pune sistemin raketor amerikan

20:50 21/10/2023

Ka një rreze veprimi prej 300 km

Ukraina ka vënë në punë sistemin raketor taktik ushtarak të marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka një rreze veprimi prej 300 kilometrash dhe po përdoret kundër rusëve në lindje të vendit.

Ky filmim tregon momente të përdorimit të papritur nga Ukraina të të ashtuquajturit “Sistem Raketor Taktik Ushtarak” në vijën e frontit kundër rusëve në lindje të vendit.

Sipas CNN, ky sistem raketor tokë me rreze veprimi deri 300 kilometra iu dërgua ushtrisë ukrainase gjatë kësaj jave, përmes disa dërgesave sekrete, duke bërë që kjo të jetë hera e parë që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë në këtë mënyrë armë në Ukrainë. Synimi, mesa duket ishte t’i gjente rusët të papërgatitur dhe t’i jepte një energji të re kundërofensivës së mbetur pezull të Ukrainës kundër Rusisë, që u tha se nisi gjatë verës për rimarrjen nën kontroll të territoreve të pushtuara në më shumë se një vit nga ushtria ruse.

Analistët thonë se pa furnizimin me armë nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina do ta ketë të pamundur të vazhdojë të rezistojë ndaj sulmit rus. Presidenti Biden i bëri thirrje më herët gjatë kësaj jave Kongresit, të miratojë ndihmën miliarda dollarëshe për ushtrinë ukrainase së bashku me atë për Izraelin, për të mposhtur atë që e quajti “bosht kundër fqinjëve demokratikë”.

Tv Klan




ukraina ve ne pune sistemin raketor amerikan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts