
Autoritetet ukrainase raportuan të paktën një të vdekur dhe katër të plagosur në Kiev si rezultat i sulmit ajror rus.
Forcat ajrore të Ukrainës deklaruan se rrëzuan 20 dronë kamikaze ruse dhe dy raketa lundrimi në natën e tretë radhazi të sulmeve ajrore ruse që synonin, ndër të tjera, kryeqytetin e vendit, Kievin.
Një “operacion i suksesshëm i mbrojtjes kundërajrore” u krye, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat , duke shtuar se “njëzet drone Shahed” të zbuluar u “shkatërruan”, si dhe “dy raketa lundrimi Kalibr”.
Përtej kryeqytetit ukrainas, shpërthime u dëgjuan gjatë natës në rajone të tjera të Ukrainës , duke përfshirë Mykolayiv (në jug), Khmelnytskyi (perëndim) dhe Zaporizhia (juglindje), sipas ushtrisë ukrainase.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al