Biden: Sanksione për kompanitë e naftës që nuk ulin çmimet

biden sanksione per kompanite e naftes qe nuk ulin cmimet
biden sanksione per kompanite e naftes qe nuk ulin cmimet

07:43 01/11/2022

“Po shfrytëzojnë luftën për përfitime kolosale”

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëron pasoja për kompanitë e mëdha të naftës dhe gazit, nëse nuk ulin çmimet për konsumatorët mes e krizës globale të energjisë.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, do të përballen me rritje taksash për fitimet dhe me kufizime të tjera”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi ata që i quajti “të mëdhenjtë e naftës” po shfrytëzojnë krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë për të shumëfishuar fitimet.

“Përfitimet janë aq të larta sa vështirë të besohen, jo sepse kompanitë kanë bërë diçka të re apo inovative, por janë fitime të paparashikuara nga lufta”.

Deklaratat e tij shihen nga analistët edhe si përpjekje për të shtuar mbështetjen për demokratët para zgjedhjeve të 8 Nëntorit për kongresin, ku sondazhet parashikojnë humbjen e kontrollit në të dyja dhomat. Prodhuesit e naftës po përfitojnë në gjithë globin nga rritja e çmimit në bursa. Në tremujorin e tretë të këtij viti, fitimet për gjigandin e naftës saudite Aramco u rritën me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts