Brukseli: Po kërkojmë informacione nga Italia. Opozita italiane, kundër

brukseli po kerkojme informacione nga italia opozita italiane kunder

[embedded content][embedded content]

15:34 07/11/2023

Komisioni Europian reagoi këtë të Martë për marrëveshjen për emigrantët e jashtëligjshëm që kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë, Rama dhe Meloni arritën të Hënën në Romë. Anita Hipper, një nga zëdhënëset tha se Komisioni Europian nuk ka ende një qëndrim

“Jemi në kontakt me autoritetet italiane, u kemi kërkuar detaje për marrëveshjen për emigracionin me Shqipërinë. Duhet të dimë ç’përmban para se të komentojmë”.

Zëdhënëses së KE-së, kjo marrëveshje nuk i duket e ngjashme me atë që arriti vitin e kaluar Britania e Madhe me Ruandën, të cilën unioni e ka kritikuar ashpër për shkelje të të drejtave themelore të azilit.

“Nga informacionet e para që shohim, kjo nuk është e njëjta gjë”.

Opozita italiane megjithatë, shprehet kritike për marrëveshjen. Për Rikardo Maxhin, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Piu, Europa që ka vetëm 2 deputetë në Dhomën e Ulët me 400 ndenjëse, qeveria italiane është arkitekte e ngritjes së një Gantanamoje në Shqipëri. Ndërsa për ish-kryeministrin Mateo Renzi, pasi i dërgoi turistë nga Italia, Meloni po i dërgon Shqipërisë edhe krah pune.

Tv Klan




brukseli po kerkojme informacione nga italia opozita italiane kunder

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts