“E di që ke rënë në dashuri”- Heidi Baci surprizohet nga e ëma, porosia që i dha të bijës: Jam mërzitur sepse…

e di qe ke rene ne dashuri heidi baci surprizohet nga e ema porosia qe i dha te bijes jam merzitur sepse































Banorja e Big Brother VIP, Heidi Baci është surprizuar nga e ëma e saj, e cila ka ardhur nga Italia posaçërisht për të takuar vajzën, tre javë para finales.

heidi me te emen

Në një udhëtim të improvizuar në Venecia, nënë e bijë kanë ndarë disa emocione, ku nuk kanë munguar as këshillat.

E ëma porositi Heidin që të jetë vetvetja dhe të shijojë këto ditë që i kanë mbetur brenda shtëpisë së Big Brother.

“Jam mërzitur vetëm që ke qenë pak e ngarkuar këtë kohë! “Zemra, ti vazhdoi kështu sic je vetvetja! Se ke qenë gjatë gjithë kohës vetvetja, ke qenë e vërtetë. Vazhdo kështu deri në fund, tre javë kanë ngelur dhe shijoi. Jam e lumtur që ke gjetur dashurinë, se unë e di që ti ke rënë në dashuri. Unë të njoh, mos të them që është hera e parë që ke rënë në dashuri, se unë ty nuk të kam parë asnjëherë kështu. Jam e lumtur për këtë, kur je e lumtur ti ne jemi të lumtur të gjithë”, tha nëna e Heidit.

“Mami është si një motër për mua”, u shprëh Heidi.

“Heidi është Ok, unë jam shumë krenare sepse Heidi ka qenë vetvetja. Heidi mban emocionet për vete, por është vetvetja. Ti e di që unë të sjell fat”, tha më tej nëna e saj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts