Iu nënshtrua kirurgjisë për humbje peshe, vdes 25-vjeçari gjatë operacionit

iu nenshtrua kirurgjise per humbje peshe vdes 25 vjecari gjate operacionit
iu nenshtrua kirurgjise per humbje peshe vdes 25 vjecari gjate operacionit

18:31 06/09/2022

Një 25-vjeçar britanik ka humbur jetën gjatë një operacioni për humbjen e peshës trupore në një spital në Turqi. Viktima është Joe Thornley, nga Derbyshire. 25-vjeçari vendosi t’i nënshtrohej ndërhyrjes për heqjen e një pjese të stomakut dhe operacionin vendoi që ta bënte në Stamboll kundrejt vlerës monetare 3000 £.

iu nenshtrua kirurgjise per humbje peshe vdes 25 vjecari gjate operacionit 1
Në foto: Joe Thornley

Nëna e tij Julie tha për “BirminghamLive” se klinika kishte vlerësime të mira dhe familja nuk pa asnjë arsye për të besuar se diçka do të shkonte keq. Por pas operacionit, e ëma e viktimës tregoi se mori një telefonatë nga kirurgu, i cili i kishte thënë se i biri kishte ndërruar jetë pasi kishte pësuar atak në zemër gjatë procedurës. Prestigjiozia “Metro” shkruan se ëma e të ndjerit i besoi mjekut derisa një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se i biri në të vërtetë kishte vdekur nga gjakderdhja e brendshme gjatë operacionit.

“Unë do t’i thoja kujtdo që të jetë shumë, shumë i kujdesshëm se ku vendos të kryejë operacionin, ose të mos mos shkojë fare”, tha Julie.

Pagesa për këtë lloj operacioni në Mbretërinë e Bashkuar mund të kushtojë deri në 12,000 £ dhe kjo është arsyeja pse Joe kërkoi opsione më të lira jashtë vendit./tvklan.al  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts