Ngjarja e rëndë në Shkodër, gjendet trupi i një prej fëmijëve të tjerë

ngjarja e rende ne shkoder gjendet trupi i nje prej femijeve te tjere































Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se është gjetur një nga trupat e fëmijëve, ndërkohë që fati i nënës dhe një prej fëmijëve mbeten mister.

polumbaret

Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë, 8-vjeçare, ndërkohë që mbrëmjen e së shtunës nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila u përcoll sot në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe gjithë opinionin publik, pasi nëna, 39-vjeçarja Alma Arrazi, për shkak të dhunës sistematike nga bashkëshorti, ka marrë tre fëmijët dhe është hedhur në lumin Bunë, duke u vetëfjliuar.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, 31-vjeçarin Erdgys Arrazi.

Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese.

“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur dy të tjerët.

Është një ngjarje e rëndë dhe duam që nga ky moment i vështirë, tu bëj thirrje grave dhe vajzave ta denoncojnë dhunën.

Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, sepse duhet t’i japin më shumë besim grave dhe vajzave të denoncojnë për të shpëtuar nga kalvari i vuajtjeve.

Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna me të cilën çdo vajzë përballet, duhet të them s na duhet një shkëputje nga kjo situatë, sepse në këtë situatë luan rol shoqëria, vëllai, motra.

Mbase nuk duan ta denoncojmë se mendojnë se çfarë thotë bota, por vijmë në këto raste ku na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi të gjithë si shoqëri”, tha Balla.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts