Ngrohja globale shënon rritje alarmante

ngrohja globale shenon rritje alarmante

21:08 08/02/2024

Vitin e kaluar u kapërcye kufiri prej 1.5°C

Ngrohja globale shënon nivele të reja alarmante. Temperatura mesatare vjetore u rrit për të parën herë më shumë se 1.5 gradë Celsius, vitin e kaluar. Këtë e konfirmon agjencia europiane për ndryshimet klimatike “Kopernikus” që njoftoi se përgjatë periudhës Shkurt 2023-Janar 2024, mesatarja e temperaturave arriti në 1.52 gradë Celsius.

Po ashtu edhe Janari i këtij viti shënoi një rekord të ri të temperaturës mesatare që arriti në 13.14 gradë Celsius, 0.1 gradë më e lartë se Janari i 2020-ës që mbante rekordin e deritanishëm dhe 0.7 më shumë se mesatarja e Janarëve të viteve nga 1991-shi deri në 2020-ën.

Ekspertët e klimës thonë se rasti i parë i kapërcimit të këtij kufiri të përcaktuar në marrëveshjen e klimës të vitit 2015 në Paris është një kambanë alarmi se qeveritë duhet të reagojnë për reduktimin e çlirimit të gazit karbonik në atmosferë, kryesisht djegia e karburanteve, shkaktar kryesor i ngrohjes globale.

Shndërrimi në normalitet i thyerjes së kufirit prej 1.5 gradë të temperaturave mesatare vjetore krahasuar me periudhën paraindustriale rrezikon katastrofa të mëdha si shkretim të tokave dhe rritje të niveleve të detit, duke pakësuar hapësirat për banim dhe ushqim për popullsinë e deri bërjen e planetit të pabanueshëm.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts