“Nuk kam më kohë të ushqehem”, Trump tregon arsyen e humbjes drastike në peshë: Ndryshe nga njerëzit normalë…

nuk kam me kohe te ushqehem trump tregon arsyen e humbjes drastike ne peshe ndryshe nga njerezit normale

Ish- presidenti i SHBA Donald Trump ka folur në lidhje me humbjen e tij dramatike në peshë, duke zbuluar se ka humbur rreth 10 kilogramë.

Ai ka deklaruar se kjo ka ndodhur si pasojë e axhendës së tij të ngjeshur.

Trump, i njohur për dashurinë e tij për fast-food-et, tha se e gjitha ka ndodhur pasi ishte aq shumë i zënë me punë sa nuk kishte kohë të ushqehej siç duhet.

“Unë nuk kam mundur të ulem dhe të ha si një person normal, si ju. Për mua është pak më e vështirë”, tha 77-vjeçari.

Preferencat e ushqimit të ish-presidentit kanë qenë kryefjalë e mediave amerikane, ndërsa flitet se kompanitë e tij të preferuar janë McDonald’s dhe KFC.

Programi i tij tepër i ngarkuar i vitit 2024 përfshin fushatën për të arritur në Zyrën Ovale, ndërsa përballet gjithashtu me katër hetime penale, si dhe një gjyq civil për shpifje të nisur nga shkrimtari E Jean Carroll.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts