Objektivi numër dy i Moskës?! Zonja e parë e Ukrainës: Tani qëllimi është të munden rusët, por kur lufta të përfundojë…

objektivi numer dy i moskes zonja e pare e ukraines tani qellimi eshte te munden ruset por kur lufta te perfundoje
objektivi numer dy i moskes zonja e pare e ukraines tani qellimi eshte te munden ruset por kur lufta te perfundoje

Olena Zelensky, bashkëshortja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar detaje për mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën në familjen presidenciale teksa të gjithë flisnin se ata ishin objektivi numër dy i Putin-it.

Zonja e Parë e Ukrainës është shprehur se pushtimi rus i është dukur si një ndjenjë surreale, si një lojë kompjuterike, në të cilën duhet të kalosh disa nivele për të gjetur veten në shtëpi. Nga ana tjetër, i është dashur të ruajë qetësinë për të mos përcjellë panik te fëmijët.

“Por gjithashtu mbaja gjithçka të bashkuar dhe kisha një buzëqeshje të çuditshme në fytyrën time gjatë gjithë ditës, sepse po përpiqesha të mos panikosja fëmijët. Thjesht ndoqëm urdhrat e sigurimit dhe shkuam atje ku na thanë”, është shprehur ajo.

Në intervistën e dhënë për The Guardian, Olena ka rrëfyer se pas marrjes së udhëzimeve nga bashkëshorti i saj, së bashku me dy fëmijët Kyrylo 9-vjeç dhe Oleksandra 17-vjeç janë evakuuar në një vend më të sigurt duke shkëputur çdo takim më Zelensky-in, gjë që për të dhe fëmijët nuk ishte aspak e lehtë.

Vetëm në mbrëmjen e 24 shkurtit ajo mundi të shihte sërish bashkëshortin e saj, për pak kohë, por Zonja e Parë ende nuk ka treguar se ku ka ndodhur takimi.

Tashmë, Olena është rikthyer në Kiev, por ajo nuk është aspak e sigurt se familja e presidentit nuk është më një objektiv për rusët.

“Pas kaq shumë javësh larg, me Volodymirin u përqafuam, thamë lamtumirë dhe pyetëm njëri-tjetrin se si ishim. Fëmijët ishin këtu dhe ata u mbërthyen pas tij për ca kohë. Tani ne mund të shohim njëri-tjetrin dhe ata mund të takohen fizikisht me babain tyre dhe kjo i bën gjërat pak më të lehta”, tha ajo.

Gjithashtu Olena ka folur edhe për takimet që ka pasur me disa nga Zonjat e Para më me influencë në botë, të cilat i kanë qëndruar pranë duke i dhënë kurajo për situatën në të cilën gjendej vendi i saj.

Ajo u shfaq për herë të parë në publik, 10 javë pas fillimit të luftës, për t’u takuar me Jill Biden, dhe çifti vizitoi një shkollë në perëndimin e largët të Ukrainës.

“Ishte vendim i guximshëm që ajo erdhi. Zonja e parë e SHBA ishte jashtëzakonisht empatike dhe shumë e interesuar për histori që njerëzit duhej të tregonin”, deklaroi Olena.

Zonja e parë e Ukrainës ka folur në telefon edhe me Brigitte Macron, e cila ofroi të ndihmonte në rindërtimin e një shkolle.

Në përfundim të intervistës zonja Zelensky është shprehur, se gjysma e popullsisë së Ukrainës jeton veçmas nga familjet e tyre.

“Sigurisht, shumica prej nesh nuk kanë jetuar kurrë më parë në këto kushte. Tani për tani, qëllimi është të munden rusët, por kur lufta të përfundojë, do të nevojitet një program i madh për të shëruar kombin. Gjithkush flet për një vend që ka fituar, që ka luftuar për territorin e tij, por askush nuk flet që ky vend është i populluar nga njerëz që nuk mund të jetojnë, funksionojnë apo rrisin normalisht fëmijët e tyre. Ne kemi rreziqe të mëdha”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts