Rusia: Kemi penguar një ofensivë të madhe ukrainase

rusia kemi penguar nje ofensive te madhe ukrainase

rusia kemi penguar nje ofensive te madhe ukrainase

08:45 05/06/2023

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ka penguar një ofensivë të madhe ukrainase në Donetsk, teksa ka pretenduar se kanë vrarë 250 trupa dhe kanë shkatërruar 16 tanke ukrainase.  

Sipas Rusisë, Ukraina ka nisur ofensivën në shkallë të gjerë në rajonin e Donetsk, ditën e dielë duke përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh. Ministria ruse pretendon se ukrainasit janë përpjekur që të depërtonin në atë që Kievi e shihte si pjesën më të cënueshme të vijës së fronit, por se “nuk patën sukses”.

Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë koment nga Kievi dhe pretendimi i Rusisë akoma nuk është verifikuar.

Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar kundër spekulimeve publike mbi ofensivën, duke thënë se ajo mund të ndihmojë armikun.

“Planet e duan heshtjen. Nuk do të ketë njoftim për fillimin,” tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes në një video të postuar në Telegram të dielën.

Është e paqartë nëse sulmet e suprozuara nga ana e Rusisë, tregojnë se kjo ofensivë ka nisur./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts