Vdekja e Shinzo Abe: Vrasja shokuese që mund ta ndryshojë Japoninë përgjithmonë

vdekja e shinzo abe vrasja shokuese qe mund ta ndryshoje japonine pergjithmone
vdekja e shinzo abe vrasja shokuese qe mund ta ndryshoje japonine pergjithmone

13:15 08/07/2022

*Nga Robert Wingfield-Hayes, gazetar i BBC News në Japoni – Përshtati tvklan.al

Prej kur lajmi i vdekjes së ish-kryeministrit japonez pushtoi mediat këtë mëngjes, mesazhet nga miq e familjarë nuk janë ndalur, të gjitha duke bërë të njëjtën pyetje: si mund të ndodhte kjo në Japoni? Kështu e nis raportimin e tij nga Nara e Japonisë reporteri i “BBC”, Rupert Wingfield-Hayes, i cili vijon: “Ndihesha njësoj edhe vetë. Të jetosh këtu mësohesh me të mos menduarit për krimet e dhunshme”.

Identiteti i viktimës e bën lajmin edhe më shokues. Shinzo Abe mund të mos jetë më kryeministri i Japonisë, por është ende një figurë e rëndësishme publike dhe ndoshta politikani më i njohur japonez i tre dekadave të fundit.

Kush do të donte ta vriste Abe? Dhe pse?

Po përpiqem të mendoj për diçka të njëjtë, një tjetër veprim të dhunshëm politik që do të ishte po kaq shokues për popullsinë e vendit. I vetmi që më vjen në mendje është vrasja e kryeministrit suedez Olof Palme në vitin 1986.

Kur them që njerëzit këtu nuk mendojnë për krimet e rënda, nuk e ekzagjeroj.

Po, ekzistojnë Yakuza-t, grupet e famshme të organizuara kriminale japoneze, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë të bëjnë me ta. Madje Yakuza-t iu shmangen armëve sepse gjobat për posedim të paligjshëm nuk ia vlejnë barra qiranë.

Të kesh në pronësi një armë në Japoni është shumë e vështirë. Duhet të mos kesh kundravajtje ligjore, nevojitet trajnim të detyrueshëm, vlerësim psikologjik dhe kontroll  të zgjeruar të biografisë që përfshin edhe intervista të policisë me fqinjët.

Si pasojë, krimi me armë nuk ekziston këtu. Mesatarisht, ka më pak se 10 vdekje me armë në Japoni brenda një viti. Në 2017, kishte vetëm 3. Vëmendja është fokusuar tek vrasësi dhe arma që ai përdori.

Kush është ai? Ku e mori armën? Media japoneze raporton se 41-vjeçari  është një ish-anëtar i forcave të vetë-mbrojtjes së vendit, e barabartë me ushtrinë. Por hetimi më i thelluar tregon se ai ka shërbyer tre vjet në marinë.

vdekja e shinzo abe vrasja shokuese qe mund ta ndryshoje japonine pergjithmone 1

Arma e tij është edhe më e çuditshme. Foto të saj tregojnë sikur është një armë e ndërtuar vetë në shtëpi. Dy copëza tubi çeliku të bashkuara me ngjitës shirit të zi dhe me një këmbëz të sajuar.

A ishte ky një krim politik apo veprim i një fantazuesi, dikush që dëshironte të bëhej  i famshëm, duke qëlluar dikë të famshëm? Deri më tani, nuk e dimë.

Ndonëse ekstremistët e krahut të djathtë ekzistojnë në Japoni, Abe, një nacionalist i djathtë, nuk do të ishte një objektiv. Nuk është ende e qartë nëse vrasja e ish-kryeministrit futet në kategorinë e parë apo të dytë. Por e sigurt është që vrasja do ta ndryshojë Japoninë.

Për shkak se vendi është i sigurt, sigurimi këtu është i qetë. Gjatë fushatave elektorale, si ajo aktuale, politikanët qëndrojnë në cepat e rrugëve për të mbajtur fjalime dhe për t’i dhënë dorën kalimtarëve.

Është skenari thuajse i sigurt se si vrasësi i Abe mundi të afrohej aq shumë dhe të zbrazte mbi të armën që kishte sajuar vetë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts