WhatsApp ‘nxjerr’ nga loja AirDrop, vjen me ndryshimin e madh

whatsapp nxjerr nga loja airdrop vjen me ndryshimin e madh

15:58 07/06/2023

Përditësimi më i ri nga WhatsApp do t’i japë fund nevojës për të shkëmbyer fotot me AirDrop. Platforma  po punon mbi një zgjidhje që fotot që iu dërgoni kontakteve të ruajnë cilësinë e tyre.

Sipas WaBetaInfo, dërgimi i fotove me rezolucion të lartë është në fazën e testimit.

“Ky opsion sigurisht që përmirëson eksperiencën e përdoruesit teksa dërgon imazhe dhe aktualisht është i përdorshëm nga disa testues beta”.

whatsapp nxjerr nga loja airdrop vjen me ndryshimin e madh 1

Në disa foto të publikuara, tregohet se mund të zgjidhet cilësia që doni të dërgoni fotot dhe opsioni shfaqet vetëm për imazhet me përmasa të mëdha.

Aktualisht, WhatsApp redukton me 70% cilësinë e fotove që një përdorues dërgon. Fotot do të dërgohen automatikisht me cilësi standarde, por përdoruesit do mund të zgjedhin edhe opsionin HD./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts