Dita 73 e luftës/ Zelensky: Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë është e mundur, por trupat ruse duhet të tërhiqen

dita 73 e luftes zelensky cdo marreveshje paqeje me rusine eshte e mundur por trupat ruse duhet te terhiqen
dita 73 e luftes zelensky cdo marreveshje paqeje me rusine eshte e mundur por trupat ruse duhet te terhiqen 1

08:23 07/05/2022

◾Kanë kaluar 73 ditë që nga nisja e luftës Rusi-Ukrainë.

◾Presidenti ukrainas Zelensky thotë se çdo marrëveshje me Rusinë është e mundur, por si fillim trupat ruse duhet të tërhiqen nga Ukraina.

◾Të premten, 50 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol.

◾SHBA zbuloi një ditë më parë se ka ofruar informacione përmes agjencive të inteligjencës për të ndihmuar Ukrainën në fundosjen e një luftanije ruse.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se çdo marrëveshje paqeje me Rusinë është e mundur, por fillimisht trupat ruse duhet të tërhiqen dhe të kthehen në pozicionin e tyre përpara nisjes së agresionit ushtarak.

Duke folur për një institut në Londër përmes një video-konference, Zelensky tha se tërheqja e trupave ruse është minimumi që kërkohet nga vendi i tij.

Ai tha se është lideri i Ukrainës, jo i në “mini-Ukraine”. Por Krimenë nuk e përmendi, gadishull që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi që duhet të ndërmerret është rikthimi i situatës siç ishte në 23 Shkurt. Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si President i Ukrainës, jo si President i një mini-Ukraine. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, tha Zelensky.

Në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol ka ende civilë që nuk janë evakuuar. E gjithë fabrika është e rrethuar prej ditësh nga forcat ruse, por herë pas here kanë lejuar korridore evakuimi për civilët.

Nëse trupat ruse do të marrin Mariupolin, kjo do të ishte arritja më e madhe e Rusisë që prej nisjes së luftës. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts