Aksidentohet autobusi i një shkolle në Ohio, një fëmijë i vdekur dhe 20 të plagosur

aksidentohet autobusi i nje shkolle ne ohio nje femije i vdekur dhe 20 te plagosur

Një nxënës humbi jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën kur autobusi i shkollës me të cilin po udhëtonin u përmbys dje pasi u përplas me një fuoristradë në Ohio , SHBA.

Sipas një raporti të WHIO-TV, automjeti hyri në trafik dhe drejtuesi i makinës së shkollës u përmbys për të shmangur një përplasje kokë më kokë. Dy automjetet u përplasën dhe autobusi me 52 nxënës, u përmbys në një rrugë pranë Springfield.

Një fëmijë i cili doli jashtë mjetit u gjet i vdekur, ndërsa më shumë se 20 u shtruan në spital. Një prej tyre është shtruar në spital në gjendje të rëndë, tha një zëdhënës i policisë.

Dy personat që udhëtonin në makinën që shkaktoi përplasjen janë lënë të lirë me lëndime të lehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts