EMRI/ Arrestohet polaku në Han të Hotit, për çfarë akuzohet

emri arrestohet polaku ne han te hotit per cfare akuzohet
emri arrestohet polaku ne han te hotit per cfare akuzohet

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Jan Stanek është dënuar nga gjykata në Poloni me 4.5 vite burg për veprat penale “vjedhje” dhe “krime në fushën e narkotikëve”.

Njoftmi i policisë:

PKK Hani i Hotit

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts