Hetimi për koncesionet në Shëndetësi, deputetët e PS vijojnë mbledhjen pa kolegët e opozitës: Miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve

hetimi per koncesionet ne shendetesi deputetet e ps vijojne mbledhjen pa koleget e opozites miratuan kerkesat per marrjen e provave drejtuar institucioneve
hetimi per koncesionet ne shendetesi deputetet e ps vijojne mbledhjen pa koleget e opozites miratuan kerkesat per marrjen e provave drejtuar institucioneve

Socialistët kanë vijuar të vetëm mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar për koncesionet e Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi.

Sipas një njoftimi nga PS, mbledhja vijoi pasi kryetarja e komisionit, Albana Vokshi mbylli mbledhjen pa vendim të ndërmjetëm. “Anëtarët e mazhorancës në vijim të mbledhjes miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës”, thuhet në njoftimin e PS.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts