Putin planifikon takimin me Kim Jong-un, lideri korean verior do të udhëtojë drejt Rusisë këtë muaj 

putin planifikon takimin me kim jong un lideri korean verior do te udhetoje drejt rusise kete muaj

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un raportohet se po planifikon një udhëtim në Rusi në shtator për t’u takuar me homologun e tij rus.

Mësohet se qëllimi i vizitës së Kim është të zhvillojë diskutime me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me furnizimin e mundshëm të armëve dhe municioneve për konfliktin në Ukrainë.

Plani i raportuar përfshin udhëtimin e Kim nga Pheniani, me një tren të blinduar, në Vladivostok në Bregun e Paqësorit të Rusisë, ku pritet të zhvillohet takimi me Putin.

Më herët, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka deklaruar se Rusia është aktualisht në bisedime në lidhje me stërvitjet e mundshme të përbashkëta me Korenë e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts