Përmbytje në Guatemalë, raportohet për 18 të zhdukur

permbytje ne guatemale raportohet per 18 te zhdukur

Të paktën 18 persona, duke përfshirë dhjetë fëmijë, janë zhdukur në Guatemalë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, tha Shërbimi i Mbrojtjes Civile dhe ushtria.

“Ujërat e rrëmbyeshëm përmbyten shtëpitë në lagjen Dios El Fiel, nën urën El Naranjo,” u tha gazetarëve Rodolfo Garcia, zëdhënësi i Conred, Agjencia Kombëtare e Koordinimit për Reagimin ndaj Fatkeqësive.

Sipas informacioneve fillestare, 18 persona rezultojnë të zhdukur dhe gjashtë shtëpi janë dëmtuar rëndë. Një zëdhënës ushtarak konfirmoi numrin e të zhdukurve dhe tha se kërkimet po vazhdojnë për t’i gjetur ata.

Në brigjet e këtij lumi janë ndërtuar qindra kasolle dhe shtëpi të varfëra, pavarësisht ndalimeve të autoriteteve. Pas shiut të madh të së dielës, shtëpitë u fundosën nën ujë, gurë, papastërti dhe rrënoja, tha një reporter i AFP që shkoi në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts