Protestuesit izraelitë ‘bllokojnë’ kalimin e ndihmave humanitare

protestuesit izraelite bllokojne kalimin e ndihmave humanitare

20:40 28/01/2024

Në Francë mblidhen zyrtarë izraelitë, amerikanë dhe egjiptianë për arritjen e një marrëveshje mes Hamasit dhe Tel Avivit

Protestuesit izraelitë, përfshirë të afërm të pengjeve që mbahen në Gaza, organizuan një protestë në vendkalimin Kerem Shalom në përpjekje për të bllokuar kalimin e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës.

Ata kërkuan që ndihmat të mos kalonin në Gaza duke arsyetuar se një vendim i tillë do të ndihmonte vetëm Hamasin.

“Dhënia e ushqimit, ujit dhe karburantit është diçka që ndihmon që lufta të vazhdojë dhe nëse bota dëshiron që vuajtjet e Gazës të marrin fund, ne duhet t’i japim fund kësaj lufte shpejt ,por kjo thjesht e zgjat luftën.”

Shpresat për lirimin e pengjeve sipas të përditshmes amerikane Nju jork Taims po rriten. Negociatorët amerikanë kanë hartuar një draft të bazuar në propozimet e Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, i cili do të diskutohet në Paris.

Duke cituar burime të qeverisë amerikane, kjo media shkruan se marrëveshja parashikon që Hamasi të lirojë më shumë se 100 pengje në këmbim që Tel Avivi të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Rripin e Gazës për rreth dy muaj.

Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar shefin e CIA-s, William Burns në Paris për bisedimet së bashku me përfaqësues të Izraelit, Egjiptit dhe Katarit.

Marrëveshja e propozuar nuk do t’i jap fund luftës, por zyrtarët amerikanë shpresojnë se një marrëveshje e tillë mund të vendosë bazat për një zgjidhje të mundshme  të konfliktit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts