Rritet sërish çmimi i drithërave në bursa

rritet serish cmimi i dritherave ne bursa
rritet serish cmimi i dritherave ne bursa

[embedded content][embedded content]

15:59 20/07/2023

Moska paralajmëron goditjen e anijeve te eksportit nga Ukraina

Çmimet e drithërave pësuan një rritje të fortë këtë të enjte, pasi Rusia paralajmëroi se do të godasë anijet që eksportojnë grurin ukrainas, duke i shënjestruar si mjete ushtarake. Çmimi i grurit pësoi rritje me 8.2% orët e fundit në tregjet europiane, ndërsa ai i misrit 5.4%. Në nivelin më të lartë që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë ishte rritja në tregjet e Shteteve të Bashkuara të çmimit të grurit, 8.5%.

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi javën e kaluar se nuk do të vazhdonte ta zbatonte më marrëveshjen e Korrikut të kaluar që skadoi të hënën, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara dhe që garantonte daljen e sigurt të drithërave nga portet ukrainase.

Dhe që pas skadimit të marrëveshjes, ushtria ruse ka kryer sulme të shumta në Odesë, portin kryesor të eksportit të grurit ukrainas në Detin e Zi. Kremlini thotë se ndërmjetësuesit e marrëveshjes nuk kanë përmbushur kushtet ruse, që mundësojnë eksportin edhe të drithërave nga Rusia. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan tha se në Gusht do të ulet sërish për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts