Sulmi në veri të Kosovës, reagon kreu i policisë: Dyshohet se sulmi erdhi nga territori serb

sulmi ne veri te kosoves reagon kreu i policise dyshohet se sulmi erdhi nga territori serb
sulmi ne veri te kosoves reagon kreu i policise dyshohet se sulmi erdhi nga territori serb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë me dije se pjesë e forcave policore të cilat janë sulmuar në veri, kanë qenë efektivë të kombësive shqiptare dhe serbe.

Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Mehmeti bëri me dije se dyshimet paraprake janë që sulmi ka ardhur nga territori serb.

“Dyshohet se sulmi ka ardhur nga 200-300 metra dhe dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë. Të gjitha patrullat tona policore janë të përbëra nga komunitete të ndryshme ndaj edhe në veturat që janë sulmuar ka pasur policë shqiptarë, por edhe serbë”, deklaroi Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts