Ukraina bombardon Donetskun, Presidenti Zelensky paralajmëron sulme të tjera: Vendi duhet të jetë i lirë!

ukraina bombardon donetskun presidenti zelensky paralajmeron sulme te tjera vendi duhet te jete i lire
ukraina bombardon donetskun presidenti zelensky paralajmeron sulme te tjera vendi duhet te jete i lire

13 persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në qytetin e Donetsk, të drejtuar nga separatistët në Ukrainën lindore, sipas kryebashkiakut të tij të mbështetur nga Rusia.

Alexei Kulemzin fajësoi sulmin e Ukrainës për vdekjet, ndërsa nuk ka asnjë koment nga zyrtarët ukrainas.

Konfirmimi është vështirë të arrihet në terren në zonat e kontrolluara nga separatistët në lindje. Megjithatë, autoritetet lokale thanë se 9 predha u qëlluan në rrethin Kuibyshevsky të Donetsk, nga një fshat në perëndim të qytetit.

Udhëheqësi lokal Denis Pushilin akuzoi Ukrainën se po synon qëllimisht civilët pasi at u goditën në një stacion autobusi, në dyqan dhe në një bankë.

Në fjalimin e tij të dielën, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ditët e fundit mund të jenë dukur si të qeta: “Por ka përgatitje për serinë e sulmeve të radhës, sepse Ukraina duhet të jetë e lirë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts