Zjarret në Algjeri, shkon në 34 numri i viktimave

zjarret ne algjeri shkon ne 34 numri i viktimave
zjarret ne algjeri shkon ne 34 numri i viktimave

16:55 25/07/2023

Rreth 8000 persona angazhohen në shuarjen e flakëve, zjarre edhe në Tunizinë fqinje

Jo vetëm Evropa, por edhe Afrika e Veriut është përfshirë nga një valë ekstreme e të nxehtit. Numri i viktimave në Algjeri ka shkuar në 34 persona si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin. Sipas Ministrisë së Brendshme 24 banore dhe 10 ushtarë kanë ndërruar jetë. Rreth 8 000 forca të Mbrojtjes Civile po ndihmojnë banorët dhe po luftojnë me zjarret, që shpërthyen mbrëmjen e së dielës.

“Disa rajone të vendit po përjetojnë zjarre, të  cilat janë  përhapur jashtëzakonisht për shkak të erërave të  forta dhe valëve të të nxehtit. Ka rreth 97 zjarre në 16 rajone, kryesisht në Bouira dhe Bejaia.”

Era bëri që zjarret të përhapeshin në zonat e banuara ku autoritetet kanë urdhëruar deri më tani evakuimin e 1 500 personave. Në Tunizinë fqinje, zjarre shpërthyen këtë javë edhe në zonat pyjore perëndimore pranë kufirit me Algjerinë, mes temperaturave rekord të regjistruara në disa pjesë të vendit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts