Sulmohet një ekip gazetarësh në veri të Kosovës, persona të maskuar dalin në rrugë dhe…(Video)

sulmohet nje ekip gazetaresh ne veri te kosoves persona te maskuar dalin ne rruge dhevideo

Makina me të cilën po udhëtonin një ekip gazetarësh është sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut mëngjesin e sotëm.

Ekipi i KALLXO, që po udhëtonte me makinë në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndrojnë në udhëkryqin e kësaj lagjeje.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike duke u larguar me shpejtësi në drejtim të zonave të tjera të Mitrovicës.

Në pamjet që janë kapur shihet personi duke vrapuar në drejtim të veturës dhe më pas e godet.

Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë.

AGK-ja ka dënuar fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts