Prostitucion në ambientet e një pallati, vajza amerikane dhe bjelloruse kapen duke ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm. Detajet

prostitucion ne ambientet e nje pallati vajza amerikane dhe bjelloruse kapen duke ushtruar aktivitetin e jashteligjshem detajet































Katër persona, mes të cilëve tre të huaj janë vënë në hetim në Durrës, pasi akuzohen se ushtronin veprimtarinë e prostitucionit.

prostitucioni-ne-shqiperi

Me anë të një njoftimi, policia thotë se aktiviteti i prostitucionit ushtrohej në ambientet e një pallati në lagjen nr.4.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Të implikuar në një rast prostitucioni, që kryhej në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, procedohen penalisht 4 shtetas (shqiptarë dhe të huaj).

Sekuestrohen 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse).

Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts